×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç Kurtit, këta janë qeveritarët që kanë dy shtetësi

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 20:59

    Kryeministri Albin Kurti është vetëm një nga qeveritarët e këtij ekzekutivi që ka shtetësi të dyfishtë.


    Pasaportë të Shqipërisë, pos tij bartë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Ndërkaq kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshtetësi norvegjeze, meqë ka jetuar atje, raporton klankosova.

    Kushtetuta e vendit u lejon pushtetarëve mbajtjen e dy ose më shumë shtetësive.

    Por kjo nuk ndodhë edhe në disa shtete evropiane si Gjermania e Austria.

    Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në politikën e tyre praktikojnë ndalesën për moslejimin e shtetësive të dyfishta për zyrtarët e lartë shtetëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!