×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç punës në UP, 79 profesorë punojnë edhe një punë të dytë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 20:17

    Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit 79 mësimdhënës në UP, mbajnë edhe një punë të dytë pa miratim të rektorit.


    E për këtë shkak të njëjtit rrezikojnë të suspendohen nga pozitat e tyre.

    Sipas Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ndaj të njëjtëve do të merren masa

    79 mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës rrezikojnë të suspendohen nga pozitat e tyre.

    Kjo pasi që të njëjtit veç punës së rregullt në universitetin më të madh publik, kishin punuar edhe nëpër universitete të tjera, pa leje të rektorit.

    Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës kanë thënë që nuk kanë njohuri se për cilët mësimdhënës bëhet fjalë, por që një veprim i tilë paraqet shkelje.

    Madje sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në një rast, profesori në Fakultetin e Filologjisë së UP, ishte i angazhuar me kontratë edhe në dy institucione të tjera, për të njëjtën periudhë.

    Raste të ngjashme kishte pasur edhe vitet e kaluara, e që këta mësimdhënës sipas Badivukës ishin suspenduar.

    Megjithatë e njëjta thotë se menaxhmenti aktual do të përgatisë vetëm planin e veprimit, ndërsa stafi i ri i cili fillon punën më 1 tetor do të marrë masa ndaj tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!