×
  • Lajme
  • Lajme

    Përzgjidhet abetarja e vetme Kosovë-Shqipëri

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 19:41

    Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova, janë fituese të garës për botimin e Abetares së përbashkët mbarëkombëtare.

    Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare tashmë është përzgjedhur. Ajo do të jetë në duart e nxënësve me 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

    Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’.

    Vendimi zyrtar do të bëhet publik ditëve në vazhdim. Megjithatë, sipas RTK, përzgjedhja u realizua më 31 maj. Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë shtëpitë e tjera botuese.

    Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021.

    Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri.

    Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!