×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë aksidente vetëm mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 15 persona të lënduar

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 10:07

    15 persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e pesë aksidenteve në komunikacion që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se në aksidente janë të përfshira gjithsej 15 vetura.

    Ndërsa në një nga aksidentet, dy persona kanë marrë lëndime të rënda.

    Borovci ka thënë se janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuat dëme materiale.

    “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zingjiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ai.

    Ndërkohë si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video nga vendi i aksidentit.

     

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!