Ata do të dëbohen nga Zvicra dhe do t`u ndalohet hyrja në zonën Shengen për disa vjet.
Policia e Lucernit ka kryer një inspektim këtë javë në një kantier ndërtimi në qytetin e Lucernit.
Shtatë nga gjithsej tetë punëtorët e skelave të kontrolluar u desh të arrestoheshin, pasi po punonin dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeinews.ch.
Ata e kishin të ndaluar që më parë hyrjen në vend ose kishin siguruar leje qëndrimi me dokumente të falsifikuara.
Konkretisht: katër prej tyre e kanë pasur të ndaluar të hyjnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Pesë kishin një leje zvicerane të qëndrimit B, të fituar me dokumente të huaja të falsifikuara.
Përveç kësaj, ndaj disa prej shtatë punëtorëve shin shpallur tashmë urdhra për arrestim për shkak të shkeljeve të ndryshme të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin.
Shtatë punëtorët janë arrestuar përkohësisht. Ata do të dëbohen nga Zvicra dhe do t`u ndalohet hyrja në zonën Shengen për disa vjet, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për burra të moshës 24 deri në 50 vjeç. Pesë prej tyre vijnë nga Kosova dhe dy nga Sllovakia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.