×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë nga 14 rastet e reja në Prishtinë nuk dihet se si janë infektuar me coronavirus

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 23:31

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se nga14 rastet e fundit me coronavirus, 5 prej tyre janë lajmëruar në Klinikën Infektive, të cilët nuk janë raste kontakti dhe nuk dihet se nga janë infektuar.

    “Ekzistojnë raste të cilat i testojnë në komunën e Prishtinës, të cilat janë raste kontakti, numri i rasteve të cilët janë lajmëruar direkt në Klinikën Infektive, janë 5, të cilët pritet që të kuptojmë për mënyrën se si janë infektuar”, ka thënë Gashi.

    Ndërkaq, për fëmijët e dy çerdheve në kryeqytet, janë marrë mostrat për testim por ende nuk ka dalur rezultati i tyre.

    “Aktualisht ne sot kemi marrë testimet e mostrave të cilat janë marrë me datën 16, ndërkaq ato të djeshmes dhe sot, realisht ne mund t’i presim pas dy ditëve, që i bie me datën 20, të fëmijëve të dy çerdheve”, është shprehur Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!