×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Gllarevë të Klinës, pesë persona të lënduar, një femër më rëndë

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 20:32

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë. Aksidentin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia rajonale e Pejës.


    “Aksidenti ka ndodhur në ora 19:05. Ngasësi i automjetit ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë. Katër femra dhe një mashkull kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës nën përcjelljen e policisë. Një nga femrat është në gjendje më të rëndë”, ka deklaruar Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë rajonale të Pejës për Reporteri.net.

     

    Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se të lënduarit janë student.

    Kujtojmë se sot ndodhën edhe dy aksidente trafiku në Prishtinë.

    Njëri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi dhe tjetri te shkolla “Ali Sokoli” ku një motoçiklist mbeti i lënduar pasi u përplas nga një veturë.

    Aksident në autostradën ‘Arber Xhaferi’, katër persona të lënduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!