Pesë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga KEK-u.
Të mërkurën është raportuar një rast pozitiv në Obiliq, e që është konfirmuar nga komuna se është punëtor i KEK-ut.
“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID-19, kanë rezultuar pozitivë pesë kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet e tyre në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetëizolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë me mbajtjen e higjienës dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit e kanë obligimin e përkujdesit për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme komfor rekomandimeve të IKSHPK-së. Menaxhmenti edhe një herë ju bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, duke e marrë parasysh se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo moskujdes paraqet rrezik për të gjithë punëtorët e korporatës”, thuhet në njoftim të KEK-ut. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.