Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga dy raste në Prishtinë dhe Pejë, ndërsa një rast në Malishevë.
Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 23.04.2025 – 01:00. Lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që dyshohet se janë fjalosur në mes vete, si dhe dyshohet se e dyshuara kishte dëmtuar orenditë dhe më pas i dyshuari mashkull e kishte sulmuar fizikisht. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 23.04.2025 – NN. Është raportuar se ankuesja femër kosovare muaj më parë ishte kanosur dhe ofenduar nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.
· Pejë / 23.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë / 23.04.2025 – 16:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Malishevë / 23.04.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Reporteri.net/