×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në afërsi të QKUK-së

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 8:46

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku të përfshira kanë qenë dy automjete.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

    Me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Telegrafi ka raportuar më herët lidhur me këtë aksident.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!