×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë vjedhje për 24 orë në Kosovë, vidhen para të gatshme, vetura e cigare

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 8:41

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë vjedhje në Policinë e Kosovës.


    Një grabitje, tri vjedhje të rënda dhe një vjedhje tjetër në një market kanë ndodhur në këto 24 orë, ku raportohet se janë vjedhur para të gatshme, një veturë, e cila më pas është gjetur dhe në një qendër tregtare janë vjedhur sasi e konsiderueshme e cigareve.

    Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

    Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 07.12.2020 – 09:04. Ankuesi mashkull kosovar (punëtor sigurimi), ka informuar se deri sa ishte me viktimën femër kosovare (menaxhere e marketit) duke dorëzuar të hollat në bankës, rrugës, dy persona të maskuar kanë grabitur çantën. Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

    Fsh. Bërnicë e Ultë, Prishtinë07.12.2020 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të pa njohur i kanë vjedhur një veturë dhe dy gjedhe. Vetura është gjetur e braktisur dhe nga njësiti policor është bërë ekzaminimi ku është vërejtur se i është vjedhur vetëm kasetofoni.

    Graqanicë 07.12.2020 – 16:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë veturës e saj dhe kanë vjedhur çantën e krahut dhe disa dokumente.

    Fushë Kosovë 07.12.2020 – 11:55. Ankuesi mashkull kosovar (sigurim i marketit), ka raportuar se një persona i pa njohur kishte kryer një vjedhje dhe pasi që ankuesi ka tentuar të ndaloj, i njëjti ka ekspozuar një pistoletë dhe më pas ka hedhur në tokë gjësendet e vjedhura jashtë marketit.

    Rr. Adem Jashari, Hani Elezit 07.12.2020 – 05:20. Raportohet se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në objektin e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!