Peshkopi Milutin i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe, ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviq” në Beograd ku u transferua për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore pasi u konfirmua me koronavirus.
Raportohet se Dioqeza e Valjevës njoftoi tre ditë më parë se Peshkopi Milutin konfirmoi praninë e virusit korona, si dhe dy priftërinj të tjerë të Dioqezës, dhe se ata ishin duke u trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviq”, raporton Blici serb.
Vlent të theksohet se Serbia ka më së shumti raste me coronavirus në rajon, me 741 në total. 13 persona kanë vdekur deri tash dhe nuk është shëruar asnjë.
Ndryshe, rajoni jonë po përballet me rritjen e numrit të të prekurve, dhe deri tash Kosova e Shqipëriap po numërojnë më së paku të prekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.