×
  • Lajme
  • Lajme

    Pëson defekt teknik avioni që do të transportonte grupin e dytë të kosovarëve për në Haxh

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 9:40

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i dytë i besimtarëve për pelegrinazh në Mekë kanë mbetur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, si shkak i një defekti teknik i mjetit transportues, shkruan Reporteri.net.

    Kjo për shkak se avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë sipas njoftimit ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë.

    BIK-u një gjë të tillë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa kanë kërkuar falje për vonesat e shkaktuara.

    “Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë dhe si rezultat i këtij defekti besimtarët tanë ende janë në ambientet e aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Së bashku me besimtarët tanë, në aeroport janë edhe përgjegjësit e Haxhit nga Drejtoria e Haxhit, të cilët po e përcjellin situatën”, thuhet në postimin e BIK-ut.

    “Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, vijon ndër të tjera njoftimi i Bashkësisë Islame.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!