×
  • Lajme
  • Lajme

    Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, kthehet mbrapsht në Merdarë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 14:07

    Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

    Tanjugu serb njofton se Petkoviq është ndaluar në Merdarë dhe është detyruar të kthehet mbrapsht, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Prishtina i vendos Petkoviqit.

    Kujtojmë se gjatë javës së kaluar 4 ministrave kosovarë iu ndalua vizita që ata kishin paraparë të bënin në tri komunat e Luginës së Preshevës në prag të festës së 28 nëntorit.

    Lidhur me këtë ndalesë kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian duke i bërë thirrje Serbisë që të lejojë ministrat kosovarë të vizitojnë Luginën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!