×
  • Lajme
  • Lajme

    Peter Beyer e përkrah Ishingerin: S’ka më arsyetime, liberalizim të vizave tani për Kosovën

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 23:32

    Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer, e ka mbështetur diplomatin gjerman, Wolfgang Ishinger, i cili kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën.


    “Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ishinger ka absulutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime të urryera. Liberalizimi i vizave tani!”, ka thënë ai duke e shpërndarë postimin e mëhershëm të Ishinger në Twitter.

    Po ashtu, edhe Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, e bëri të njëjtën kërkesë drejtuar liderëve të shteteve anëtare të BE’së duke u kërkuar lëvizje të lirë për Kosovën.

    “Shumë mirë. Mos harroni ta adresoni këtë mesazh tek @EmmanuelMacron dhe @MinPres. Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!