×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviç i pranishëm në takimin e Kurtit me Vuçiqin, thotë se do të insistojnë në formimin e Asociacionit

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 16:31

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel do të insistojë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha sot drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.


    “Pa formimin e Asociacionit, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë duhet t’i marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha ai gazetarëve në Beograd, transmeton Gazeta Express.

    Petkoviq, i cili do të jetë në Bruksel nesër si anëtar i delegacionit të Beogradit tha se do të insistojnë në çështje të tjera të rëndësishme në Bruksel, përfshirë çështjen e të zhdukurve.

    Ai tha se Kurti s’mund t’i tregojë Serbisë se kë duhet ta ketë në delegacion, duke iu referuar kërkesës që Kurti e pati në takimin e 15 qershorit me Vuçiqin për ta përjashtuar Veljko Odalloviqin nga delegacioni serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!