×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviçit sërish i ndalohet hyrja në Kosovë, “për të dhjetën herë brenda vitit”

    Reporteri
    12 Tetor 2022 | 10:20
    I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq

    E ashtuquajtura zyrë “për Kosovën” në qeverinë serbe bëri të ditur se të vetëquajturit drejtor të këtij “institucioni”, Petar Petkoviçit, i është ndaluar sërish hyrja në Kosovë.

    Kjo është e dhjeta herë brenda vitit 2022, thotë kjo zyre, derisa ndalimin e tij e quan “arbitraritet dhe demonstrim të forcës”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të zyrtarëve, e cila parasheh procedurë për përthjeshtuar për vizitat e kryenegociatorëve”, shkruan në njoftimin e kësaj “zyre”.

    Petkoviç, sipas njoftimit, do të merrte pjesë në një ngjarje fetare në manastirin e patriarkanës së Pejës, ku do të instalohej si kryepeshkop patriarku serb Porfirije.

    Përveç deklaratave të Petkoviçit, si nxitje e urrejtjes ndëretnike dhe propagandës, edhe Porfirije në entitetin serb të Bosnjës kohëve të fundit u bë brum për debat të ashpër kur tha se “kufijtë janë artificialë”, kështu duke aluduar në rishkrimin e kufijëve në Ballkan.

    Petkoviç tha se do të informojë Brukselin si garantues të marrëveshjes për lëvizje të lirë të zyrtarëve për ndalesën e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!