×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq i reagon Kurtit: Asociacioni të themelohet tash, është detyrim nga Marrëveshja e Ohrit

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 15:12
    I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovq, iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Por Petkoviq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

    “Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

    Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrimi”, siç thotë Petkoviq.

    Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, poqë nuk kishte nënshkrim për të.

    Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit Kurti – Vuçiq, kishte thënë se ka marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!