×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq kthehet prapa për të katërtën herë: “Kurti po na distancon nga dialogu dhe procesi për normalizim të marrëdhënieve”

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 13:17

    E ashtuquajtura Zyra për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pasi që institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar që të bëjë vizitë drejtorin e saj, Petar Petkoviq.

    “Është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë nuk e kanë lejuar vizitën e Petkoviq”, thuhet në një qëndrim të zyrës.

    Sipas tyre, veprime të tilla i largojnë palët në procesin e dialogut, prej ku kanë dalë marrëveshje e që thuhet se nuk po respektohen.

    “Në secilën ditë e me secilën lëvizje, Albin Kurti po na distancon nga dialogu dhe procesi për normalizim të marrëdhënieve dhe me moslejime të tilla ai direkt po i thyen të gjitha marrëveshjet për liri të lëvizjes dhe vizitat zyrtare, plus kësaj që ai nuk i respekton as marrëveshjet tjera”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!