Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet menjëherë dhe me kompetencat që i përkasin asaj sipas marrëveshjeve të Brukselit, tha drejtori i ri Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq gjatë takimit me përfaqësuesin special të BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak.
Siç raportojnë meidiat serbe, Petkoviq i tha Lajçakut se tani BE-ja është në test që si ndërmjetës në dialog të garantojë zbatimin e marrëveshjeve.
Sipas tij, Asociacioni ka vetëm një qëllim – të mbrojë pozicionin dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë.
Kujtojmë se Lajçak për dy ditë qëndroi në Prishtinë ku pati takime me liderët e vendit. Në një konferencë për media pas përfundimit të vizitës në Kosovë, Lajçak tha se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit lidhur me Asociacionin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.