×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq për reagimet e politikanëve kosovarë: Nuk dërguam tanke në Kosovë, por vaksina

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 11:00

    Drejtori i të ashtuquajtërs Zyra për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se nuk e sheh të gabuar dërgimin e vaksinave anti-Covid në Kosovë, duke shtuar se retorika antiserbe në Prishtinë fillon çdo herë para zgjedhjeve.


    Ai i tha TV Pink se është një temë e preferuar midis politikanëve shqiptarë në mënyrë që të “maskojnë problemet ekzistenciale që janë atje”.

    Sipas tij sistemi shëndetësor i Kosovës është gati në kollaps, se rreth 3,000 punëtorë shëndetësorë po kërcënojnë të hyjnë në grevë dhe se pyetja është kur dhe në çfarë sasie të vaksinës do të sjellin atje, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë jam krenar, sepse ne ishim ndër të parët që filluam vaksinimin, dhe për të treguar se sa kujdesemi për zonën e Kosovës dhe Metohisë dhe njerëzit tanë, ne filluam imunizimin në veri të Kosovës dhe Metohisë”, tha Petkoviq.

    Petkoviq thotë se nga Beogradi për në Kosovë nuk u nisën automjete të blinduara, por vaksinat, në mënyrë që të mbrohet popullata.

    Siç tha ai, Beogradi po bën gjithçka për të forcuar sistemin shëndetësor në zonën e Kosovës, dhe kjo sipas tij konfirmohet nga njoftimi për ndërtimin e një spitali në Graçanicë, në të cilin do të investohen gjashtë milion euro.

    “Ne po investojmë dhe shqetësohemi sepse kujdesemi për të ardhmen, paqen, që njerëzit tanë të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në hapësirat e tyre shekullore. Ne jemi të përkushtuar për dialog dhe këmbëngulim për këtë sepse dialogu është në interesin tonë,” tha Petkoviq.

    Ai shtoi se është më mirë të flasim në tryezë në Bruksel dhe të paraqesim problemet atje, sepse kur nuk ka dialog, incidentet dhe sulmet ndaj serbëve në terren intensifikohen. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!