Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se raundi i ri i dialogut teknik me Prishtinën do të fillojë me temën e mosformimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Petkoviq tha se nesër bëhen saktësisht 3,000 ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe se sipas tij “Prishtina nuk ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes dhe gjashtë pikat e para që i referohen Asociacionit.
“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne, ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është një çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm një çështje politike por edhe një çështje e civilizimit,” tha ai për TV Happy.
Sipas tij, një nga temat do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sepse, siç thotë ai, Prishtina po e abuzon atë, si dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.