×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq sot feston në Graçanicë humbjen historike të Serbisë në betejën e Kosovës

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 12:11

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili gjendet në Graçanicë dhe merr pjesë liturgjinë të cilën po e shërben patriarku serb Porfirije, ka dërguar “urime” serbëve të Kosovës për festën serbe “Vidovdan”, i cili shënon humbjen e Serbisë në Betejës së Kosovës.


    “Dërgojmë mesazhin e paqes sepse po luftojmë për ardhmërinë e serbëve në Kosovë. Kemi derdhur shumë gjak në Kosovë, prandaj është obligimi ynë të luftojmë për popullin serb në Kosovë, ashtu siç bën presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, nuk ka harruar Petkoviq që edhe një herë t’i servilizohet presidentit të tij.

    Ai ka thënë se 11 OJQ shqiptare kanë bërë peticion për ta larguar një serbe nga Gjakova.

    “Dragica është heroinë dhe treguese e gjendjes reale në Kosovë, prandaj ajo është kërcënim për njerëzit në Gjakovë dhe për Qeverinë e Kosovës. Sot do ta takoj atë dhe të shoh se si mund ta mbroj dhe ta ngrehim këtë çështje deri në nivelin e Brukselit”, ka përfunduar Petkoviq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!