×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, kthehet mbrapsht në Jarinjë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 10:34

    Autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar sërish vizitën në Kosovë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq.

    Tanjugu serb shkruan se  këtë herë autoritetet në Prishtinë nuk e kanë njoftuar Beogradin me e-mail se vizita është e pamundur, por e kanë bërë në pikën e Jarinjes, shkruan Reporteri.net.

    Petkoviq për mediumin në fjalë ka thënë se kjo është dëshmi se Prishtina nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Beogradin.

    Petkoviq kishte planifikuar të zhvillonte vizitë në Manastirin e Deviçit në Skenderaj.

    Kjo është hera e gjashtë që nga fillimi i vitit që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!