Drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është lejuar hyrja në Kosovë për të marrë pjesë në liturgji të festës së Pashkëve ortodokse.
Mirëpo Petar Petkoviq e ka shfrytëzuar këtu mundësi të ofruar nga autoritetet kosovare.
Ai përmes një postimi në Twitter ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Petkoviq në Twitter ka shpërndarë urimin që ka bërë Kurti për Pashkët ortodokse.
Kurti në urimin kishte thënë se do të vazhdojë të kujdeset për besimtarët ortodoksë, duke u garantuar liritë themelore të besimit dhe sigurinë e përgjithshme..
Mirëpo, Petkoviqit nuk i pëlqeu kjo.
“Vetëm t’i Albin Kurti mos u shqetëso për serbët. Kur t’i ‘kujdesesh’ kemi dyfishë më tepër sulme etnike, katër serbë, përfshirë fëmijë, u qëlluan, kishat tona dhe varret u përdhosën dhe serbët arrestohen pa prova. Serbët e kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!” – ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ndaj deklaratë së Petar Petkoviqit ka ardhur një kundër reagim nga ana e Meliza Haradinaj- ish Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës.