×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrit Kllokoqi: T’kish qenë Dukagjin Lipa babai i Beyonce, edhe “Grand”-in në emër t’vetin ia kishim qitë

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 21:10

    Shefi i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, duke folur për zhvendosjen e Sunny Hill, tha se në Kosovë nuk e vlerësojnë atë që është e tyre.

    Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse Dukagjin Lipa do të ishte babai i këngëtares Beyonce, atëherë Kosova edhe Hotelin Grand do të ia kishte vendos në emër të tij.

    Sipas tij, në Kosovë atë që është e jona e largojmë.

    “Shteti jonë nuk i sheh bizneset si partnerë ose sektorin privat, por zakonisht i sheh si oligarka po zhvatës të shtetit. Të na nuk dijmë me vlersu tonin, mentaliteti jonë është i tharptë në këtë aspekt.

    T’kish qenë Dukagjin Lipa baba i Beyonce, edhe Grandin në emër të vetin ia kishim qit. Por, si të është dikush i joni ne duhet me i mshu e me largu”, tha Kllokoqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!