Sot në 00:00 ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i cili u mor të premten në mbrëmje për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës.
Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.
Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.
“Nga data 16 mars 2020 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Kjo ishte një nga masat që janë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës ka shpallur edhe gjendjen emergjente të shëndetit publik,. Deri tani të prekur me coronavirus janë 13 qytetarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.