Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë thënë se greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023 dhe mësimi do të fillojë të hënën.
Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe u përdor si mjet i fundit i presionit.
“Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin social me Qeverinë. Nuk ishte akt personal, e as individual por mjet i organizimit sindikal”, është thënë në konferencë.
Kreu i SBASHK, Rrahmaj Jasharaj ka thënë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023.
“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për reflektim dhe dialog të mirëfilltë, sepse janari vjen shpejt dhe nuk është mirë që të ndodh prapë greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj në një konferencë për media. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.