×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohet për të dytën herë sekretari i Ministrisë së Tregtisë

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 17:45

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot ka marrë vendim që sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Burim Rreci, të pezullohet nga detyra.


    Në një dokument të siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se Rreci pezullohet me pagesë 50% nga paga, për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit.

    Sipas këtij vendimi, kjo masë parandaluese nuk prejudikon rezultatin përfundimtar të vendimit.

    Andaj, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda 30 ditëve, nga data e pranimit të vendimit.

    Më poshtë mund ta shihni këtë vendim.

    Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Rreci shkarkohet. Ai ishte pezulluar nga puna nga ish-ministri Bajram Hasani.

    Në arsyetimin e këtij vendimi thuhej se Rreci ishte shkarkuar për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike të neneve 5, 51, 52, 55, 61, 64, 65 të ligjit për Shërbimin Civil.Por, ai është akuzuar se është involvuar edhe nëpër grante e tender.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!