Një ditë më parë u betua në Zot se deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra i kishte kërkuar t’ia punësonte një familjar në PTK, gjatë kohës sa ishte kryeshef. Por, sot Shyqeri Haxha i ka rënë pishman për fjalët që ka thënë në komisionin parlamentar.
Ish-kryeshefi i PTK-së në një postim në facebook ka thënë se e tërheqë deklaratën e tij të djeshme, shkruan Reporteri.net.
Ai dhe ka kërkuar falje për ato çka ka thënë.
“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë”, ka shkruar Shyqeri Haxha në facebook.
“Mos e merrni shumë personale. Unë çdo gjë që e them këtu është e vërtetë. Jo vetëm rasti që përmenda ka raste edhe tjera që kanë ardhë edhe kanë kërkuar. Unë nuk kam ardh me e goditë sot askënd. Kjo është thënë në një manifestim të PTK-së . Shuj leje atë punë. Pasha Zotin je ardh je afru edhe ke kërkuar”, kishte thënë ai gjatë përplasjes me deputeten e PDK-së, gjatë intervistimit nga komisioni hetimor parlamentar për PTK-në, si ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së.