Po vazhdon takimi trepalësh në Ohër në mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pjesë e delegacionit të Kosovës në Ohër ëhtë edhe Marc Weller i cili ishte në palën shqiptare për rastin në Gjykatën Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.
Weller po ashtu shërbeu si këshilltar ligjor për Kosovën gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999 dhe këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006/07.
Weller është parë duke tymosur duhan në ballkonin e ndërtesës ku ende po vazhdon takimi trepalësh. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.