×
  • Lajme
  • Lajme / Energjia

    Pjesë të Ferizajt tash e 28 orë në terr, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2024 | 14:45

    Banorë të Ferizajt, konkretisht ata në rrugën “Hasan Prishtina” të këtij qyteti nuk ka rrymë tash e 28 orë.

    Qytetarët kanë thënë se pavarësisht që rasti është lajmëruar të paktën pesë herë në KESCO, problemi vazhdon.

    Për këtë rast është deklaruar zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqin, i cili thotë se problemi me energjinë elektrike në rajonin e Ferizajt vjen për shkak të mbingarkesës.

    Madje, Krasniqi shtoi se si shkak i mungesës së kapaciteteve nga ana transmisive, KOSTT-i po kërkon shkyçjen në mënyrë që të ruhen asetet elektroenergjetike.

    “Si pasojë e mungesës së kapaciteteve transmisive të transmisionit, KOSTT-i me qëllim ruajtjen e aseteve elektroenergjetike po kërkon shkyçjen për të tejkaluar mbingarkesën”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

    Nga fillimi i kësaj jave, situata energjetike në vend ka pësuar kolaps pothuajse të tërë. Shumë komuna kanë mbetur në terr pothuajse të vazhdueshëm.

    E dje, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me Kryeshefin e KOSTT-it, Evetar Zeqiri dolën në konferencë për media për të njoftuar opinionin mbi këtë situatë.

    Ata thanë se shkak i mungesës së energjisë elektrike në vend është “zhvillimi ekonomik” i viteve të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!