×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëmarrja në votime deri në ora 15:00 në vitin 2021 më e ulët se në vitin 2017

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 15:50

    Qytetarët në Republikën e Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet komunale.


    KQZ ka publikuar edhe rezultatet preliminare të daljes së qytetarëve në votime, ku deri në ora 15:00 kanë votuar 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë, shkruan Reporteri.net.

    Por, duke krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, po në këtë kohë numri i daljes së qytetarëve për të votuar ishte më i madh pra rreth 28.6 përqind. Këtë e bëri të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media.

    “Sipas të dhënave preliminare, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është 27 për qind apo 499 mijë e 347 qytetarë. Në të njëjtën kohë në vitin 2017 kishin votuar 28.6 përqind të qytetarëve”, tha Radoniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!