Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pak para protestës së paralajmëruar kundër shtrenjtimit të rrymës.
Protesta është paralajmëruar në ora 12:00 për të kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, shefi i këtij institucioni, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar që të tregojë për gazetarët se sa % është shtrenjtuar rryma.
Gazetarët dhe anëtarët e Bordit të ZRRE’së janë përplasur mes vete në mbledhjen e sotme, ku u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT, OSSH dhe FSHU.
Ata kanë kërkuar nga gazetarët që ta lirojnë sallën për ta vazhduar mbledhjen, pa treguar përqindjen sa sa i bie që është rritur çmimi i rrymës, shkruan Reporteri.net.
“Deri të na e jep përgjigjen, ne nuk e lirojmë sallën”, dëgjohet duke thënë një gazetare.
“Përgjigjen e morët mes raporteve që janë publike”, ka deklaruar Kryesuesi i ZRRE’së, Ymer Fejzullahu.
Ai tha se më vonë do të dalin me komunikatë. /Repprteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.