Gara e “Luftëtarit më të mirë” e organizuar nga Komanda Regjionale e Lindjes në kampin Bondsteel, nga data 19-21 Prill 2021 ka bërë bashkë ushtarakët që shërbejnë në Kosovë.
Me gjithë sfidat dhe vështirësitë që kaluan në garë dy ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës arritën të radhitën të parët në kategorinë ndërkombëtare.
Nënoficeri më i mire ndërkombëtar u shpall rreshter Berat Babaj, ndërsa çmimi i ushtarit më të mirë ndërkombëtar shkoi për ushtarin e klasit të parë Shumëzim Karaqica.
Gara e realizuar përveç që kishte një konkurrencë të lartë ishte edhe mjaft sfiduese, pjesëmarrësit i’u nënshtruan një seri testesh në fusha të ndryshme: testi fizik, kualifikimi dhe gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, navigimi tokësor, trajtimi i të lënduarve në fushëbetejë, radio komunikimi, testimi me shkrim, Programi special i ushtrisë ,Testi i njohurive të përgjithshme ushtarake, Intervista, Çmontimi dhe montimi i armeve të kombinuara dhe Marshimi me ngarkese.
Me rezultatet e arritura në këtë garë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë përgatitjen profesionale dhe disiplinën që i karakterizon në realizimin e misionit dhe detyrave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.