×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjetër Ndrecaj: Unë nuk gjuajta mbi vjazën time

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 21:06

    I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasësjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës, Pjetër Ndrecaj, mohon të ketë vajzën e tij, ndërsa pranon vrasjen e gruas.


    “Nëse është ardhë prej plumit tim do të pajtohna me gjithçka. Por jam në dyshim se e kanë gjuajt. Tri gjuajtje janë bërë ndaj meje. Lëre denim por as armët nuk i kanë konfiskuar. Ajo vajzë në at vend ku është bër shkrepja e armës tem nuk ka pas, ka qenë vetëm Shkelzen Marku, nana e Valbonës dhe Valbona (gruaja) Valbona më ka dale përpara se kur më ka ra Shkelzeni kam gjujt në drejtim të Shkelzenit dhe Valbona është rrëzu. Kur janë fikur dritat kur kanë gjuajt ata, unë jam gjuajt tuj u zmbraps mbrama. Por kisha dashur drejtësia ta hulumton mire këtë punë mos ma kanë rrokë qiken”, ka deklaruar Ndrecaj për Klan Kosova, transmeton Reporteri.net.

    Ai më tej hedh dyshime se vajza nuk ka qenë prezent në momentin që kanë gjuajtur me armë.

    E për Valbonën po se ka dale përpara dhe e kanë rrogë plumbat. E për vajzë betohna se me pa ditë që ka mbetur vajza aty unë dy hapa prej asaj shpie si kisha bo, pa met edhe vet qaty. S’ka pas vajzë aty. Policia janë ardh fill. Ata kanë lujt me kufoma aty”, thotë Ndrecaj. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!