Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth ores 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta”, thuhet në komunikatë.
“Sipas informatave, njeri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurter dhe tjetri një thikë, kishin te veshura trenerka ngjyre të mbyllur dhe maska anti-covid dhe kanë ikur drejtim të Bregut Diellit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lenduar. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante dhe po merren me rastin”, tha ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.