×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 16:33

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Bardhosh të Prishtinës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se të plagosurit janë qëlluar nga persona aktualisht të panjohur.

    “Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka bërë të ditur Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!