Disa të panjohur kanë plagosur pasditen e së premtes dy persona në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.
Policia njofton se viktimat e sulmit janë një 11 vjeçar, dhe një 31 vjeçar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të panjohurit i plagosën ata derisa ishin në lëvizje me veturë duke shkuar nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Plagosen dy persona në Shtërpcë
Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.
Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.
Aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.
Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.