Një zyrtar policor është plagosur mbrëmjen e së dielës në një poligon qitjeje në fshatin Pasjak të Novobërdës.
Policia e Kosovës ka njoftuar për Reporteri.net se zyrtari policor E.SH., 22-vjeçar, është plagosur nga një person që u tha se arma i kishte shkrepur aksidentalisht.
Zyrtari policor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, derisa i mituri është arrestuar nga autoritetet policore dhe është intervistuar.
“Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025, rreth orës 19:12 në fshatin Pasjak – Novobërdë në poligonin e gjuajtjes ‘Target’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe i njëjti është transportuar për QKUK- Prishtinë. Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, ka thënë për Reporteri.net zëdhënësi policor për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.