×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset drejtori i një shkolle në Istog

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 12:21

    Dje rreth orës 16:20 në Istog një person është plagosur në rrethana misterioze. Dyshimet e këtij rasti janë se personi është plagosur nga një plumb qorr.


    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i plagosur është Egzon Haxhiu. I njëjti është emëruar pak kohë më parë drejtor i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh.

    I dyshuari për shkrepjen e plumbit është një person nga fshati Uqë.

    I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Gjendja e drejtorit të shkollës raportohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!