Policia italiane ka arrestuar një 59-vjeçar italian pasi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi.
Dyshohet se ata në fillim janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë.
59-vjeçari, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak kohë më vonë nga policia.
I riu shqiptar ndodhet i shtruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.