×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 23:30

    Një 22-vjeçar në Vushtrri ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e shtënave me armë zjarri në drejtim të tij në mbrëmjen e së hënës.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës në Policinë e Kosovës, Avni Zahiti, teksa ka bërë të ditur se është arrestuar i një dyshuar.

    “Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

    “Lidhur me rastin është arresruar një person i dyshuar nga i cili është sekustruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!