Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Drenoc të Prishtinës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Lajmin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
Njëherit, Ahmeti bëri të ditur se lidhur me rastin është identifikuar një person, për arrestimin e të cilit janë duke u ndërmarrë veprimet nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenovc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.