Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sontme në fshatin Nashec të Prizrenit.
Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha thënë se viktima ështl jashtë rrezikut pët jetë.
“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, tha Gashi.
Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.