×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Fushë Kosovë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 11:29

    Dje rreth orës 18:55 në Fushë Kosovë  ka ndodhur një rast i plagosjes me armë zjarri.


    Sipas policisë një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të  viktimës mashkull duke e lënë të plagosur, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes  me veturë, shkruan Reporteri.net.

    Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ku është konfirmuar se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

    Me urdhër te gjykatësit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar tri arme, 5 fishekë dhe një sasi e substancave narkotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!