Një burrë është qëlluar me armë zjarri nga një person, pas një mosmarrëveshjeje në mes dy familjeve të premten në Gjakovë.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 20.12.2024-09:28. Pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera në raport./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.