Një person është plagosur në magjistralën Prishtinë-Pejë, saktësishtë në një pomp derivatësh, shkruan Reporteri.net
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo tutje ka thënë rreth orës 19:00 kanë marrë informatë se një person është plagosur.
”Rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten se nje person eshte i plagosur ne rrugen Prishtine -Peje, saktesisht ne nje pompe derivatesh”, ka thënë Ahmeti për Reporterin.
Sipas Ahmetit menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas të shtënave më armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Flora Ahmeti ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.