×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Plagoset një person në Prishtinë, Policia identifikon të dyshuarin

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 22:42

    Një person është plagosur sonte në Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

    Borovci tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Rexhep Krasniqi”

    “Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.”, tha ai.

    Sipas zëdhënësit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë.

    “Policia po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!