×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një polic në Gjilan, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 16:27

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është plagosur një polic për shkak të një mosmarrëveshje.


    Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së sotme, përkatësisht më 28 mars 2020, rreth orës 13h, në fshatin Verbovc, komuna e Kllokotit, i dyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake, ka tentuar që t’a privonte nga jeta, të dëmtuarin Z.J., i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”, thekson komunikata.

    Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!